Fondacioni “Trokitje Zemrash” viziton familjen Guri

foto3

Image 2 of 6

Sot Fondacioni “Trokitje Zemrash” vizitoi familjen e Sali Gurit

Në një shtëpi që u përmbyt së fundmi nga një lumë, kjo familje lufton çdo ditë për të mbijetuar në kushte shumë të vështira, njëri prej fëmijëve ka nevojë të vazhdueshme për kujdes mjekësor ndërsa gjyshja e saj është e paralizuar, të dy prindërit janë të papunë dhe po luftojnë për t’u kujdesur për të gjitha nevojat të familjes që merr gjithsej 130,000 lekë nga autoritetet shtetërore (shumë që nuk del as për ilaçet e fëmijës). Sot vendosëm t’i vizitojmë dhe t’ju çojmë ushqime dhe veshje për të lehtësuar disi jetën e tyre të përditshme dhe t’ju japim atyre shpresë për një të ardhme më të mirë.