Misioni Ynë

Fondacioni “Trokitje Zemrash” është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur, misioni së cilës është të krijojë mundësi humanitare për një rritje të shëndetshme të fëmijëve të sëmurë, të ndihmoje njerëzit me nevoja të veçanta fizike dhe sociale, siç janë jetimët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe familjet me shumë fëmijë, duke kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre për një të ardhme më të mirë.

Në fokus të punës sonë janë:

– Të ndihmojmë fëmijët me çrregullime të spektrit autik, familjet e tyre në luftën e tyre të përditshme që t’ju mundësojmë nje jetesë sa më normale.

– Të mbështesim e fëmijët talasemikë, duke i ndihmuar ata të sëmurë me diagnozë të rëndë dhe të pashërueshme në vendin tonë me mundësimin e kurimit jashtë vendit.

– Mbështetja e arsimimit për fëmijët e familjeve me probleme socialo-ekonomike.

– Të mbështesim nënat me shumë fëmijë, shtresat në nevojë, siç janë personat me aftësi të kufizuara, familjet që kanë persona në gjëndje kritike shëndetësore si dhe solidarizimi me misionet e komunitetit që i mbështesin ata.

Ne jemi të përkushtuar të përmbushim qëllime të tilla si:

1-Vlerësimi, diagnostikimi, përcaktimi dhe zbatimi i metodave bashkëkohore për fëmijët e prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit dhe të ndihmojmë familjet e tyre sipas nevojave të fëmijës së tyre. Duke përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve, për t’ju mundësuar atyre pavarësinë në të ardhmen.

2- Mbështetje financiare për fëmijët e sëmurë me diagnozë të rëndë të familjeve në pamundësi financiare, duke ju mundësuar kurim apo ndërhyrje të specializuar jashtë vendit, duke mbuluar të gjithë procesin që nga komunikimi dhe koordinimi me klinikat private ose spitalet e specializuara për kurimin apo ndërhyrjen lirurgjikale për të cilën ka nevojë personi ,trajtimi dhe blerja e medikamenteve

3-Mbështetja, lehtësimi dhe zgjidhja e problemeve sociale të kategorive më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare si familjet me shumë fëmijë, familjet me vështirësi ekonomike, të moshuarit e braktisur duke ndihmuar financiarisht dhe furnizime (ushqim dhe veshje), fëmijët me aftësi të kufizuara duke ju siguruar mjetet e tyre të lëvizjes, fëmijët e strehuar në shtëpitë e fëmijëve, të moshuarit e strehuar në azil dhe pacientët e rinj të shtruar në spitalet e vendit duke ju plotesuar mungesat qe mund te kenë.

Fondacioni “Trokitje Zemrash” mbetet i përkushtuar për të mbështetur zërin e këtyre komuniteteve në nevojë, në mënyrë që shqetësimet e tyre të dëgjohen nga autoritetet qeveritare përkatëse dhe bizneset dashamirëse të informohen dhe të solidarizohen në ndërmarrjen e veprimeve për t’i zgjidhur ato.

Ne besojmë me vendosmëri se duke punuar së bashku si fondacion dhe si shoqëri ne mund t’i përgjigjemi zërit të dobët të shumë nevojtarëve dhe ëndrrës së shumë familjeve që duan të shohin së fëmijët e tyre të sëmurë si gjithë femijët e tjerë normal, të shëndetshëm, të pavarur, të arsimuar, të integruar, të denjë për veten dhe shoqërinë.